Maqedoni
BDI: Shpalosi propozim - programin zgjedhorë
20.03.2016 14:47
Demokracia konsensuale, integrimi I vendit në NATO dhe BE, zhvillimi ekonomik dhe social janë elementet kryesore të programit zgjedhor të BDI-së,

Demokracia konsensuale, integrimi I vendit në NATO dhe BE, zhvillimi ekonomik dhe social janë elementet kryesore të programit zgjedhor të BDI-së, të cilën ky subjekt politik e prezentoi sot, nën moton Bashkë Hartojmë, Platforma 2020.
Shef I shtabit zgjedhor të BDI-së Bekim Neziri me këtë rast theksoi se zgjedhjet e 5 qershorit për BDI-në janë të një rëndësie të veçantë, dhe ato i shohim si hap të parë për tejkalimin e krizës politike në të cilën gjendet vendi, kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e vendit dhe kthimin e normalitetit në jetën politike në Maqedoni.
Programi zgjedhor hartohet në bashkëpunim me ekspertët dhe qytetarët, ndërsa parashikohet që ky program të pasurohjet edhe më shumë me kontributin e qytetarëve.
"Shtabi Qendror Zgjedhor i BDI-së, njerëzit që shihni këtu, me përkushtimin më të madh ka punuar për muaj me radhë për të krijuar një platformë vizionare, reale, të kapshme për secilin, një platformë operative që do të mundëson zhvillim ekonomik, mirëqenie më të madhe dhe integrim më të shpejtë të vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Objektiv i BDI-së është pasja e një programi pragmatik, të përpiluar bashkërisht me qytetarët dhe ekspertët, me qëllim që ky program, kur të marrë formën përfundimtare, të bëhet pjesë e programit të qeverisë së ardhshme, si kontratë mes BDI-së dhe qytetarëve", shprehet Bekim Neziri shef i shtabit zgjedhor të BDI-së.
Ndërsa zv/ kryeministri Fatmir Besimi tha se në platformën 2020 janë paraparë edhe rekomandimet nga bashkësia ndërkombëtare.
“Deri më tamni në vazhdimësi BDI, dhe vet kryetari I BDI-së ka bërë të ditur në public se BDi është e përqendriuar në tërësi për implementim të plotë të rekomandimeve që vine nga bashkësia ndërkombëtare, në rastin konkret sa I përket reformave të parapra në raportin e Pribes, si dhe rtaportine progresit të BE-së. Pra edhe ato të gjithë ashtu siç janë të paraprë aty, janë pjesë e platformës së BDI-së”, shprehet zv. kryeministri Fatmir Besimi.
Verzioni final i programit zgjedhor do të publikohet më 15 maj, ndërsa nga BDI u bëjnë thirrje qytetarëve që përmes telefonatave apo takimeve të kontribojnë apo të jenë pjesë e programit zgjdhor të BDI-së.
ERSAN PAJAZITI
