Maqedoni
LR-PDSH reagon ndaj programit zgjedhor të BDI-së
20.03.2016 15:41
LR – PDSH ka reaguar ndaj prezantimit të programit zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim duke i quajtur cirk tubimet e mbajtura nga BDI-ja...

Nga kjo parti kritikojnë BDI-në se ka dështuar në realizimin e projekteve ku nga 1081 projektet e premtuara në vitin 2014, gjoja kanë realizuar 80% të Programit.
Sipas LR – PDSH-së mandati i kaluar i BDI-së, shënoi dështim për Guiness, përshkak se efekti i realizimit ishte vetëm 2.2% apo 24 projekte.
Kjo parti ka kritikuar BDI- në edhe në mosrealizimin e mirëfilltë të reformave në arsim, shëndetësi, bujqësi dhe kulture. Ky është mandati i fundit i BDI-së, pas zgjedhjeve të 2016-ës,ku do të pushojnë së realizuari projektet antishqiptare!”, thuhet në reagimin e LR-PDSH-së.
