Maqedoni
Tabanoc: Mbi 1000 refugjatë të ngujuar refuzojnë të kthehen
20.03.2016 15:43
Mbi 1 mijë refugjatë të ngujuar në qendrën Tranzitore në Tabanoc dhe rreth 300 të tjerë në mes-zonën kufitare Maqedoni Serbi refuzojnë të kthehen mbrapa...
Mbi 1 mijë refugjatë të ngujuar në qendrën Tranzitore në Tabanoc dhe rreth 300 të tjerë në mes-zonën kufitare Maqedoni Serbi refuzojnë të kthehen mbrapa, dhe kërkojnë tu mundësohet të lëvizin lirshëm drejt vendeve evropiane.
Përfaqësues të shoqatave humanitare të cilat ndihmojnë refugjatët në Tabanoc thonë se gjendja e refugjatëve është e vështirë, sidomos të atyre që kanë mbetur në mes-zonën kufitare.
Nga ana tjetër për shkaqe sigurie, pjesëtarët e ARM-së kanë ndërtuar një rrethoje të metaltë të lartë tre metra.
