Maqedoni
KSHZ ka vendosur në terren të kontrollohen 100 440 votues të dyshimtë
20.03.2016 16:04
Gjithsej 199 132 votues do të kontrollohen në terren dhe në mënyrë administrative të kontrollohen ka vendosur Komisioni shtetëror zgjedhor...

Gjithsej 199 132 votues do të kontrollohen në terren dhe në mënyrë administrative të kontrollohen ka vendosur Komisioni shtetëror zgjedhor, në seancën e djeshme në të cilën njëzëri e miratoi Raportin nga kontrollet dhe analizat statistikore, kontrollet e kryqëzuara të bazave të ndryshme të të dhënave dhe evidencave për shkak të azhurnimit të Listës zgjedhore.
Kontrolle në terren do të bëhen për 100 440 votues të dyshimt, ndërsa 62 837 persona shtesë së pari do të kontrollohen në mënyrë administrative, ndërsa pastaj do të vendoset se a do të realizohet kontrolli në terren. 35 859 persona do të kontrollohen vetëm në mënyrë administrative.
“Të gjithë personat për të cilët ka pasur të dhëna active paraprakisht port ë cilët nuk janë më aktiv ato I vërtetojmë si kontestuese se përse nuk janë në asnjë bazë të të dhënave, dhe gjithashtu vërtetojmë grupën e dytë të votuesve për të cilët nuk ka asnjë regjistrim nëse e shikojmë historikisht bazën e të dhënave”, shprehet kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski.
KSHZ gjihashtu vendsoi që 124 027 personat, për të cilët thuhet se janë larguar nga vendi të kenë të drejtë vote.
Ky vendim bëri që anëtarët e LSDM-së Igor Milev dhe Violeta Duma të braktisin seancën.
“Ky numër i 124 027 personave janë njerëz tanë, të cilët nuk është e patjetërsueshme të gjenden momentalisht në punë të përkohsme jasht vendit, për shkak se ato të cilët gjenden përkohësisht në punë jashdt vendit janë të shënuar me yll dhe janë të lajmëruar në MPB”.
“Fakti që shtetas të Maqedonisë ndodhet momentalisht jasht vendit, nuk do të thotë që e humb të drejtën e votës.”
“Nuk ka asgjë të kontestueshme dhe nuk duhet të veprohet, sit ë dhënë e kemi në raport, dhe si I tillë qëndron dhe nuk është asgjë e kontestueshme me ato, ata vazhdojnë edhe më tej pa asnjë kontroll shtesë të jenë në listën zgjedhore”.
Në raportin zyrtar të KSHZ-zë ka 330.538 votues për të cilët ka dyshim, por ekziston mundësia që disa prej votuese të përputhen dhe ky numër të jetë më i vogël.
ERSAN PAJAZITI
