Maqedoni
OSBE: Mirëpret miratimin e raportit nga KSHZ-ja
20.03.2016 16:14
Misioni i OSBE-së në Maqedoni e përshëndeti vendimin unanim të KSHZ-së për raportin e kryqëzimit të të dhënave në listën e zgjedhësve...

Qëndrimi i OSBE-së, nuk ka të bëjë edhe me vendimin që në terren të kontrollohen vetëm një pjesë e votuesve të kontestuar.
“Janë bërë disa hapa pozitiv por, megjithatë edhe shumë çështje do duhet të zgjidhen deri në zgjedhje. Njëra prej tyre, nëse jo edhe më e rëndësishmja, është pastrimi i listës së zgjedhësve. Listë të besueshme të zgjedhësve, në të cilën do të besojnë të gjithë qytetarët, është parakusht kyç për zgjedhje të drejta”, thanë nga Misioni i OSBE-së në Shkup.
