Maqedoni

Vendimi i KSHZ-së: Pozita dhe opozita me reagime të ndryshme

20.03.2016 17:03

Vendimi I KSHZ-së për kontrollimin e votuesve të dyshimtë ka ngjallur reagime tek subjektet politike të vendit...

Pozita dhe opozita kanë qëndrime të ndryshme rreth këtij vendimi.
 
LSDM opozitare kërkon nga KSHZ sqarim se përse nuk po kontrollohen 124 027 votuesit, sipas tyre ky është vendim absurd, I cili nuk është në përputhje me luftën të cilën e zhvillon LSDM për të drejtën.
 
Ndërsa nga VMRO-DPMNE thonë se LSDM po bën të gjitha përpjekjet për krijuar alibi për mospjesmarrje në zgjedhje.
 
VMRO-DPMNE thonë se janë të gatshëm të votojnë edhe për kontrollin e 124 mijë votuesve, që sipas tyre janë persona që gjenden me punë jashtë vendit jo më shumë se 9 muaj. 
 
“Vendimi absurd i KSHZ-së, që mbi 124 mijë votues të dyshimtë të mos kontrollohen aspak, nuk është në përputhje me luftën parimore të cilën e zhvillon LSDM për të vërtetën dhe të drejtën. KSHZ këtë vendim absurd do duhet t’ua sqarojë qytetarëve. VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski deri dje thoshin se do të mbështesin kontrollin madje edhe të 2 milionë votuesve në listën e zgjedhësve dhe sërish gënjyen”, thuhet bë reagimin e LSDM-së.
 
"Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij është se edhe përskaj tentimeve të këtilla të shkaktohet alibi për mosmbajtjen e zgjedhjeve të cilat pikërisht LSDm  kërkonte. Zgjedhje më 5 qershor do të ketë, shteti më nuk mundet të jetë shtet në peng, dhe LSDM është e gatshme apo jo do të duhet të përballet me vullnetin e votuesve në Maqedoni, atëher Zoran Zaev dhe LSDM do të vërtetohen se në Maqedoni nuk vendosin  votuesit fiktiv, por vendos populli”, shprehet deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Miloshovski.
 
Ndërsa nga BDI thonë se ka kohë të mjaftueshme për tu pastruar lista zgjedhore dhe për tu mbajtur zgjedhje korretke dhe demokratike më 5 qershor, me të cilat sipas  BDI-së do të marrë fund kriza politike. 
 
"Konsiderojmë që koha deri në publikimin  e listës zgjedhore që është 17 prilli më së herti ndërsa mund të publikohet deri më 27 prill është mëse e mjafrtueshme për ti përmmbushur të gjitha kushtet dhe për të larguar çdo arsyetim për cilëndo palë për mospjesmarrje në zgjedhje, të cilat zgjedhje duhet ta përfundojnë këtë krizë politike në të cilën gjendet vendi”, shprehet deputeti i BDI-së, Artan Grubi.
 
Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE thotë se beson në listën e tanishme të zgjedhësve dhe se në te nuk ka votues fantazma.
 
ERSAN PAJAZITI