Basketboll

NBA, humbja e shtatë sezonale për Golden State

20.03.2016 17:02

Sfida e parë e kolosëve të Konferencës së Perëndimit, nga tre të tilla përpara ndeshjeve play-off, i buzëqeshi San Antonio-s...

Spurs mposhtën me rezultatin 87-79 Golden State, ekipi më të mirë të sezonit të rregullt në NBA-in amerikan. Një rezultat që tregoi se Steph Curry me shokë nuk janë jashtëtokësorë dhe mund të thyhen. Lojtari më i mirë i edicionit vuajti përballë mbrojtjes së teksanëve, duke e mbyllur sfidën me vetëm 14 pikë të realizuara. 
 
Shifra shkon në 44 ndeshje duke llogaritur edhe sfidat e fundit të edicionit të kaluar, pikërisht si Chicago Bulls i Jordan në sezonin 1995-96.
 
Zhgënjim për LeBron James në Miami, ku Cleveland Cavaliers u shkatërruan me rezultatin 122-101 nga Heat. 26 pikët e king James nuk i mjaftuan miqve.
 
Kjo edhe për faktin se te Miami shkëlqyen Dragic e Johnson me 18 pikë, por mbi të gjithë Dwyane Wade, që me 24 kaloi edhe kuotën e 20 mijë pikëve në karrierë.
 
Sukses jashtë fushe për Oklahoma City Thunder, që fituan 115-111 përballë Indiana Pacers. Russell Westbrook regjistroi 14 pikë, 11 topa të rikuperuar nën tabelë dhe 14 asist, ndërsa Durant shkëlqeu me 33 pikë dhe 13 topa nën tabelë.
 
Los Angeles Clippers u mposhtën 113-102 në Memphis nga Grizzlies. Në sfidat e tjera, Denver Nuggets fitoi 101-93 kundër Charlotte Hornets, Chicago Bulls kaluan 92-85 Utah Jazz, Washington Wizards triumfuan 99-89 ndaj New York Knicks. Suksese regjistruan edhe Detroit dhe Atlanta Hawks.