Sportet E Tjera

Gut është mbretëreshë e skive

20.03.2016 17:05

Skiatorja zvicerane, Lara Gut, është mbretëreshë e skive. Ajo stoliset me titullin e kampionit...

Në garën e fundit në disiplinën e sllallomit të madh përfundoi në vend të tretë me kohë më të dobët për 75 qindtat se fituesja e garës, Viktoria Rebensburg.
 
Skiatorja gjermane pati kohën për 2:26.15 minuta ose qe më e shpejt për 46 qindtat se francezja Taina Barioz. Austriakja Eva-Maria Brem zuri vendin e katërt, me kohë më të dobët për një sekondë e 16 qindtat se fituesja e garës.
 
Brem është fituese e ‘Globit të Vogël të Kristaltë’. Ajo zuri vendin e parë me 592 pikë ose për dy më shumë se Rebensburg.
 
Brem për pak e ka fituar këtë trofe, pasi që shumë kësaj ishte edhe Rebensburg, e cila tuboi 590 pikë.