Sportet E Tjera

Hirscher, mbret i botës në ski

20.03.2016 17:07

Skiatori austriak, Marcel Hirscher është mbret i botës në ski. Ai për të petën herë radhazi është kampion i botës...

Austriaku ka treguar paraqitje fenomenale gjatë këtij edicioni dhe ia doli bindshëm të zërë vendin e parë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.

Në garën e fundit, André Myhrer nga Suedia ia doli të ngadhënjej në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në St. Moritz të Zvicrës.

Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:43.75 minuta, duke lënë pas kampionin e ri, Hirscher.

Ndërkaq, norvegjezi Sebastian Foss-Solevaag arriti në vend të tretë me kohë më të dobët për 36 qindtat se Myhrer.