Botë
Obama viziton Kubën, shpresë për shtetin komunist
20.03.2016 16:07
Kryeqyteti i Kubës, Havana, është gati të mirëpresë presidentin amerikan Barack Obama i cili sonte do të mbërrijë në vizitën zyrtare historike...

Kryeqyteti i Kubës, Havana, është gati të mirëpresë presidentin amerikan Barack Obama i cili sonte do të mbërrijë në vizitën zyrtare historike në këtë shtet meqë pasi do të jetë presidenti i parë amerikan që viziton Kubën pas nëntë dekadash.
Vizita e Obamës u jep entuziazëm qytetarëve.
"Ne kubanezët shpresojmë se do të përmirësohet ekonomija dhe se do të kemi jetë më të mirë dhe përfundimisht dy vendet do të kuptohen mes vete dhe do ti jepet fund embargos dhe problemeve politike", shprehet qytetari.
Megjithatë shtresat e varfura të popullatës kubane ndjehen të lënë pas dore.
"Njerëzit ende nuk i kanë ndje ndryshimet.Ndryshim është kur mundesh të dalësh nga shtëpia dhe t’i blesh gjërat e nevojshme për në shtëpi me rrogën tënde. Të jesh në gjendje të zgjidhësh ndonjë problem", shprehet qytetari.
Vizita e Obamas vjen si rrjedhojë e vazhdimit të procesit për normalizim të marrëdhënieve bilaterale të filluar nga administrata e tij në vitin 2014.
Marrëdhëniet ishin bllokuar për gati 50 vite si pasojë e aleancës kubaneze me ish Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.
Fjalimi që ai do t’i drejtojë të martën popullit të Kubës konsiderohet si kulmimi i vizitës së tij, si dhe një mundësi e veçantë për të reflektuar mbi historinë e komplikuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, si dhe për të parashtruar vizionin e tij për të ardhmen e marrëdhënies drejt një jete më të mirë për popullin kuban.
Megjithë kundërshtimet e qeverisë kubane, Presidenti Obama planifikon të takohet edhe me aktivistë të të drejtave të njeriut dhe anëtarë të shoqërisë civile.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
