Maqedoni
Prej nesër ndryshon regjimi i komunikacionit në rrugën Katlanovë-Veles
20.03.2016 19:12
Prej nesër 21 mars, do të vendoset ndryshim i përkohshëm në regjimin e komunikacionit në pjesën Katllanovë-Veles...

Prej nesër 21 mars, do të vendoset ndryshim i përkohshëm në regjimin e komunikacionit në pjesën Katllanovë-Veles, për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore, ndriçim në tunelet Sopishte dhe Guri i Bardhë.
Siç kumtoi LAMM, komunikacioni do të zhvillohet nëpër një korsi për çka është vendosur sinjalizim i nevojshëm rrugor./mia
