Maqedoni

Pas një zënke familjare, një person është goditur me sëpatë

20.03.2016 19:42

Një person nga Struga është lënduar pasi dje, gjatë një zënke familjare, ka marrë disa goditje me sëpatë...

Siç kumtoi MPB, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15 kur M.M. (42) është sulmuar nga E.M. (71) pas çfarë ka marrë prerje në pjesën e përparme të kokës, dorës dhe këmbës.
 
Rastin e ka paraqitur Ndihma e shpejtë e cila e ka transferuar M.M deri te qendra mjekësore në Ohër.
 
Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit./mia