Maqedoni

Mot me vranësira mesatare, pasdite me shi

21.03.2016 09:03

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare, nga mesdita me reshje të përkohshme të shiut veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë e dobët kryesisht veriore...

Temperatura do të lëvizë prej nëntë deri në 20 gradë Celsius.
 
Në Shkup do të jetë mot me vranësira, nga mesdita me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët kryesisht perëndimore.
 
Temperatura do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
 
Deri të shtunën temperaturat do të jenë në rritje pasdite do të ketë shi lokal, ndërsa nga e mërkura pritet valë e re e shiut me reshje të shiut dhe ulje të temperaturave për rreth 5 gradë Celsius.