Maqedoni
Do të përforcohet mbrojtja e fëmijëve dhe qasja drejt shërbimeve sociale
21.03.2016 09:53
"Përmes marrëveshje sociale drejt qëndrueshmërisë" është titulli i projektit i cili do të prezentohet sot...

"Përmes marrëveshje sociale drejt qëndrueshmërisë" është titulli i projektit i cili do të prezentohet sot, ndërsa është në drejtim të sigurimit të një mjedisi të volitshëm për marrëveshje sociale në sferën e mbrojtjes së fëmijëve dhe ofrimit të shërbimeve sociale.
Në këtë mënyrë duhet të mundësohet qëndrueshmëri financiare afatgjate për organizatat qytetare dhe të përmirësohet efikasiteti dhe qasja drejt shërbimeve sociale.
Projekti financohet prej BE-së, ndërsa do të zbatohet përmes SOS Fshatit për fëmijë Maqedoni në bashkëpunim me Ministrin e Punës dhe Politikës Sociale, qendrat për punë sociale, Entin për veprimtari sociale./Mia
