Maqedoni

Shënohet dita botërore e personave me sindromin Daun

21.03.2016 10:16

Në organizim të shoqatës "Tiromisia 21" sot do të shënohet Dita botërore e personave me sindromin Daun - 21 mars, me qëllim që t'i jepet përkrahje këtyre fëmijëve dhe të rinjve...

Në suaza të skenës së vogël në objektin e ri të Teatrit popullor të Maqedonisë katërmbëdhjetë fëmijë dhe të rinj - anëtarë të shoqatës më të vjetër dhe më të numërt me ndihmë dhe përkrahje të personave me Sindromin Doun, do ta kryejnë prezantimin "Pinokio" dhe do të prezantohen me disa pika muzikore. Do të ketë edhe pika të vallëzimit të anëtarëve të shoqatës, si dhe pjesëmarrje të grupit foklorik dhe të studentëve nga Akademia muzikore.
 
Prezantimi "Pinokio" në të cilën aktorë janë fëmijët dhe të rinjtë me sindromin Daun është produkti i dytë i pavarur  i kësaj shoqate, si rezultat i përpjekjeve vullnetare të prindërve, pas prezantimit "Në botën e përrallave", e cila ishte prezantuar në "Teatrin për fëmijë dhe të rinj" në vitin 2014.
 
Shoqata ka për qëllim  në aktivitetet e saj të përfshijë numër sa më të madh të personave me sindromin Daun,  me qëllim që ta zgjojë entuziazmin dhe t'i motivojë edhe ato persona  me potenciale më të vogla. Motoja e kësaj Shoqate është  - Të gjithë mundemi, nëse mundohemi dhe nëse duam!/Mia