Maqedoni
Në "Alo doktor" për një javë 1.382 thirrje
21.03.2016 10:34
Në linjën telefonike 02/15 123 për këshillë mjekësore "Alo doktor" javën e kaluar (nga 14 mars deri më 20 mars) ka pasur 1.382 thirrje, kumtoi Shtëpia shëndetësore Shkup...

Nga 15 shtatori i vitit 2014 kur filloi të punojë linja telefonike, deri tani ka pasur 82.708 thirrje.
Linja është e arritshme çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim mjekësor i drejtpërdrejtë në momentin e paraqitjes së simptomeve të ndryshme të prishjes së shëndetit.
Njëzet e pesë mjekë janë të arritshëm për këshillë mjekësore, Thirrjet janë nga qytetarët e të gjitha qyteteve të Maqedonisë.
Thirrjet janë për spektrin e gjërë të simptomatologjisë më të ndryshme, më së shpeshti për shtypje të rritur të gjakur, kokëdhembje, ftohje sezonale, dhimbje simptomatike, temperaturë e rritur e trupit dhe këshilla lidhur me sëmundjet kronike.
Të gjithë atyre personave të cilët kanë kërkuar këshillë mjekësore në linjë telefonike "Alo doktor" u është dhënë ndihmë shëndetësore dhe terapi adekuate simptomatike./Mia
