Maqedoni
Fundjavën e kaluar kanë ndodhur 32 aksidente dhe janë sanksionuar 102 drejtues të automjeteve
21.03.2016 10:55
Gjatë tri ditëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 32 aksidente në komunikacion...

Policia rrugore më 18 mars, e premte, bëri ekspertizë në 11 aksidente, prej të cilave pesë janë me pasojë dëm material dhe gjashtë janë me lëndime trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë gjashtë persona.
Siç njoftoi për MIA, Dragan M. Veljanoski nga SPB - Shkup më 19 mars, e shtunë, është bërë ekspertizë në gjithsej 14 aksidente. Prej tyre, nëntë janë me pasojë dëm material, katër janë me pasojë lëndim trupor, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë tetë persona.
Ka ndodhur edhe një aksident në të cilin lëndim të rëndë trupor ka marrë një këmbësor.
Dje, policia rrugore ka kryer ekspertizë në gjithsej shtatë aksidente, prej të cilave dy janë me pasojë dëm material, dy janë me pasojë lëndime trupore, ndërsa lëndime më të lehta kanë marrë pesë persona. Kanë ndodhur edhe dy fatkeqësi në të cilat lëndime të rënda kanë marrë një drejtues i një automjeti motorik, një drejtues i një motoçiklete, ndërsa lëndime trupore kanë marrë një bashkëudhëtar i motoçikletës.
Ka ndodhur edhe një aksident me një viktimë. I njëjti ka ndodhur në orën 10 e 5 minuta në rr. "Aleksandar Urdarevski" përballë pompës së benzinës "Super Oil" nr.1 në të cilin ka marrë pjesë në automjet motorik "nisan premiera" me targa të Shkupit, i drejtuar nga një qytetar i Shkupit, i cili ka humbur kontrollin mbi automjet, ka dalë me automjetin jashtë rrugës dhe ka goditur rrethojën e betonit dhe një kapi metali. Si pasojë e aksidentit një person (bashkudhëtari) ka humbur jetën, ndërsa lëndime të rënda trupore ka marrë drejtuesi i automjetit motorik.
Gjatë tri ditëve të kaluara nga policia rrugore, janë zbuluar një numër i madh shkeljesh. Janë sanksionuar 102 drejtues të cilët me automjetin kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, 26 drejtues e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtit janë përjashtuar nga komunikacioni, 17 vozitës kanë kaluar në semafor të kuq, 18 shoferë nuk e kanë respektuar të drejtën e kalimtarëve për të kaluar rrugën në vendkalim për kalimtarë si dhe 19 shoferë nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurisë ose kanë shfrytëzuar celularin gjatë drejtimit të automjetit.
Me ndihmën e automjetit special, janë mënjanuar 109 automjete të cilat në masë më të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.Mia
