Turqi, frika nga sulmet terroriste, anulohet ndeshja e futbollit
Një ndeshje futbolli ndërmjet ekipeve turke, e planifikuar të luhej mbrëmë në Stamboll, është anuluar dhe tifozët janë evakuuar nga stadiumi...

Një ndeshje futbolli ndërmjet ekipeve turke, e planifikuar të luhej mbrëmë në Stamboll, është anuluar dhe tifozët janë evakuuar nga stadiumi, pasi zyra e guvernatorit të Stambollit njoftoi për një sulm të mundshëm terrorist.
Anulimi i ndeshjes ndërmjet Fenerbahces dhe Galatasarayt, i planifikuar të niste mbrëmë në orën 20:00 të mbrëmjes, vjen dy ditë pas një sulmi vetëvrasës në Stamboll, i cili la të vrarë katër njerëz dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.
Më herët, dje gjatë ditës, ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë e ka identifikuar sulmuesin vetëvrasës të Stambollit si militant që ka lidhje me grupin e “Shtetit Islamik”.
Ministri, Efkan Ala, u tha sot gazetarëve se sulmuesi është identifikuar si qytetar turk, me emrin Mehmet Oz-turk, i lindur në vitin 1992, në qytetin jugor të Gazian-tepit.
