Maqedoni

Prindërit: fëmijët me sindromën “Daun” janë në mesin tonë

21.03.2016 17:16

Fëmijët e prekur nga sindroma “Daun” dhe sëmundje të rralla janë në mesin tonë, prandaj është koha që t’i pranojmë si pjesë e shoqërisë...

Kështu deklaruan me rastin e 21 marsit, Ditës Botërore të Fëmijëve me sindromën “Daun”, si dhe prindërit e këtyre fëmijëve, duke paralajmëruar fushatën “Zgjimi”. 
 
“Si nënë e fëmijës me nevoja të veçanta nuk dua të ndjeni keqardhje apo ta pranoni këtë se jemi këtu për t’i treguar fëmijët. Dëshiroj t’i pranoni fëmijët me nevoja të veçanta, sepse ata sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut duhet të gëzojnë të gjitha të drejtat si fëmijët e tjerë”- tha nëna e fëmijës me sindromën “Daun”, Ançe Tufekxhieva.
 
“Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta janë kategori e veçantë e njerëzve. Ata gjithmonë dinë gjithçka. Dinë ta njohin dhimbjen, dinë të gëzohen në lëvizjet e vogla të fëmijëve të tyre dhe fëmijëve tjerë. Ata gjithmonë patjetër të dinë gjithçka dhe të jenë të përgatitur disa hapa para faktorëve të tjerë që janë të përfshirë në jetën e fëmijëve të tyre dhe ngritjen e tyre”- theksoi nëna e fëmijës me sëmundje të rrallë, Daniela Mirçeska.
 
Një nga 700 fëmijë lind me sindromën “Daun”, prandaj prindërit theksojnë nevojën që në çerdhe dhe shkolla të ketë të punësuar defektologë dhe psikologë që do t’u ndihmonin fëmijëve me nevoja të veçanta. 
 
GYLTENE SINANI