Botë
Stamboll, arrestohen 160 persona, 8 të mitur
21.03.2016 17:22
Më shumë se 160 persona, mes të cilëve edhe tetë të mitur, janë arrestuar në Stamboll për shkak të pjesëmarrjes në protesta të palejuara me rastin e Vitit të Ri kurd-Nevruz...

Policia kumtoi se janë arrestuar kryesisht persona të cilët kanë dashur ta festojnë Nevrusin, duke ndezur goma të automobilave, kanë vendosur barrikada dhe e kanë sulmuar policinë me gurë, fishekzjarrë dhe kokteje molotovi.
Në aksionet e kryera në 27 rajone të qytetit, janë marrë 150 kokteje molotovi, bomba të përpunuara në dorë dhe materiale të tjera djegëse. Autoritetet turke këtë vit e ndaluan festimin e Nevrusit në shumë qytete për shkak të sigurisë.
GAZMEND REXHEPI
