Bruksel, identifikohet bashkëpunëtori i Abdeslamit
Prokurorët belgë deklarojnë se përmes një analize ADN-je kanë identifikuar një bashkëpunëtor të terroristit Salah Abdeslam, përgjegjësi kryesor për sulmet e nëntorit në Paris...

Naxhim Laraui, 24 vjeç, është në arrati, ndërsa sipas prokurorisë ai ka përdorur një identitet të rremë.
Abdeslam u arrestua të premten e kaluar dhe ende po merret në pyetje derisa avokati i tij ka mohuar raportimet në media se, klienti do të kthehet në informator për një lehtësim të dënimit.
Nga ana tjetër, prokurorët belgë kanë sqaruar se, shtatorin e kaluar Abdeslam me dy persona të tjerë që përdornin patenta belge të falsifikuara me emrat Samir Bouzid dhe Soufiane Kayal, kishte udhëtuar dy herë në Budapest të Hungarisë, duke përdorur një makinë të marrë me qira.
I dyti është identifikuar tashmë si Naxhim Laraui, ndërsa Samir Bouzid ishte “me siguri” Mohamed Belkaid. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
