Shkelja e armëpushimit në Siri, ShBA­-ja hodhi poshtë thirrjen e Moskës

21.03.2016 17:30

ShBA-­ja sot e hodhi poshtë thirrjen e Moskës për takim urgjent për shkak të shkeljes së armëpushimit trejavor në Siri

ShBA­-ja sot e hodhi poshtë thirrjen e Moskës për takim urgjent për shkak të shkeljes së armëpushimit trejavor në Siri dhe njoftoi se vërejtjet e tyre tashmë janë shqyrtuar në mënyrë konstruktive.

Paraprakisht, sot Rusia paralajmëroi se është e përgatitur prej nesër të fillojë me përdorimin e njëanshëm të forcës kundër formacioneve të armatosura, të cilët në mënyrë sistematike e shkelin armëpushimin në Siri, përderisa nuk merr përgjigje nga ShBA­ja rreth propozimeve të veta për kontrollin ndaj regjimit për ndërprerjen e zjarrit. (Gazmend Rexhepi, TVM2)