KM Liria kampione edhe te kadetët, befason Studeniçani
Pas tre titujve të kampionit të fituar sivjet nga po aq kampionate zgjedhore të mbajtura, tek seniorët, junioret U23 dhe të rinjtë, klubi i mundjes “Liria” vazhdoi dominimin absolut edhe në kampionatin Zgjedhor për kadetë, duke e fituar titullin e ri, pa asnjë problem dhe në mënyrë bindëse...

Në garën e sotme që u mbajt në Prilep, ata dominuan absolutisht në këtë grupmoshë dhe në fund u shpallën kampion me gjithsejtë 48 pikë apo plotë 32 më shumë se Negotina, që tuboi vetëm 16 pikë. Sihariq i këtij kampionati pa dyshim që ishte klubi i mundjes Studeniçani, që në konkurencë ekipore u rendit në vendin e tretë, me dhjetë pikë të tubuara. Individualisht, për titullin e ri te Lirise u përkujdesën të gjithe, por në pidestal u ngjitën 12 mundës, me tre vende të para, pesë të dyta dhe katër të treta.
Kampion të Maqedonisë për kadet në kategoritë e tyre u shpallën:Fati Vejseli (50 kg), Minir Rexhepi (54 kg) si dhe Basri Jusufi (69 kg). Duke u radhitur në pozitën e dytë në finale u plasuan edhe:Omer Fuga (46 kg), Halit Osmani (50 kg), Besar Lumjani (54 kg), Adem Asani (58 kg) si dhe Ruzhdi Elezi (63 kg). Në ndërkohë, në vendin e tretë u ndalën edhe katër mundës, e ata ishin: Ertan Xhaferi (50 kg), Shaip Brava (58 kg), Xhihad Ismaili (58 kg) si dhe Astrit Ismaili (63 kg).
Pas kësaj, tani mbetet vetëm edhe titulli i kampionit të fëmijëve për të cilin do të duhet të presim fundjavën e ardhshme, kur pa dyshim do të ju gëzojme me një titull tjetër, duke rrumbullakësuar kështu dominimin e plotë në mundjen e Maqedonisë”, kanë deklaruar nga KM Liria pas fitores.
Klubi i Studeniçanit nga ana tjetër kishte tre mundës që u ngjitën në piedestal, me dy pozita të para dhe një të tretë.
Kampion u shpall Zemri Avdili në kategorinë deri më 46 kg dhe Behar Demiri në ate deri më 85 kg, ndërsa në pozitën e tretë u ndal Musa Ademi.
Një kampion tjetër shqiptar është edhe Bujamin Nuishi i Tefejuzit të Shkupit, që e fitoi kategorinë deri më 76 kg, ndërsa kolegu i tij i skuadrës Furkan Ametovski, fitoi pozitën e tretë.
Me këtë, dhe megjashtë nga gjithsej 10 tituj të fituar të mundësave shqiptar, edhe në kampionatin zgjehdor të kadetëve, u dëshmua se ekipet shqiptare në vendin tonë, si Liria, Tefejuzi e Studeniçani, të prira nga këta të parët, janë të pakompromis dhe dominojnë plotësisht këtë sport.
