Maqedoni
Grabitësit kanë marrë 100.000 denarë nga një e punësuar në bastore
21.03.2016 18:32
Dy persona të panjohur mbrëmë kanë grabitur në një bastore në lagjen e Shkupit, Aerodrom dhe me ç'rast kanë marrë 100.000 denarë...

Policia kumtoi se grabitja është paraqitur mbrëmë, në orën 22:47 dhe se është paraqitur nga një person i punësuar në Agjencinë për sigurim.
Është konfirmuar se në bul. "Vidoe Smilevski-Bato", në bastore dy persona të panjohur kanë grabitur nga e punësuara.
Autorët, me kërcënim me satër kanë marrë rreth 100.000 denarë.
Ndërmeren masa për gjetjen e autorëve dhe për pastrimin e tërësishme të rastit./mia
