Botë
Identifikohet edhe një shoqërues i Abdeslamit
21.03.2016 20:38
Prokurorët belgë kanë thënë se kanë identifikuar edhe një shoqërues të sulmuesit të dyshuar të Parisit, Salah Abdeslam, i cili është kapur javën e kaluar...

Najim Laachraoui, 24 vjeç, është ende në arrati.
Prokurorët kanë thënë se ai ka përdorur identitet të rremë dhe se ADN-ja e tij është gjetur në shtëpitë e përdorura nga një rrjet i dyshuar xhihadist.
Abdeslam është kapur të premten në Bruksel dhe vazhdon të merret në pyetje.
Avokati i tij ka mohuar raportet e mediave belge se Abseslam do të bëhet informator në këmbim të një trajtimi më të butë.
Në sulmet e nëntorit të kaluar në Paris janë vrarë 130 veta.
Përgjegjesinë për këto sulme e ka marrë grupi i ashtuquajtur Shteti Islamik./evropaelire
