Botë

Mogerini optimiste për procesin paqësor në Siri

21.03.2016 21:26

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme Federika Mogerini shprehu sot optimizëm lidhur me procesin paqësor në Siri...

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme Federika Mogerini shprehu sot optimizëm lidhur me procesin paqësor në Siri, duke u bërë thirrje aktorëve ndërkombëtarë dhe rajonalë që t'i shfrytëzojnë rrethanat e tanishme të volitshme.
 
Mogerini vlerëson se zhvillimi i situatës ka treguar hapa "pozitive" ashtu siç nuk janë parë në pesë vitet e mëparshme sa që zgjat edhe lufta në Siri, duke aluduar me atë në armëpushimin që relativisht me sukses zbatohet në vend që prej 27 shkurtit dhe nga fakti se qindra kamionë kanë mundur të kalojnë dhe të dërgojnë ndihmë në rajonet që janë të rrethuara.
 
Në Gjenevë sot vazhdon raundi i dytë i negociatave mes Qeverisë së Sirisë dhe opozitës nën patronazhin e KB-së./mia