Maqedoni
Mot me diell me vranësira mesatare dhe i ngrohtë
22.03.2016 09:11
Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale mesatare dhe relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit...

Mjegull do të ketë gjatë orëve të natës, veçanërisht në pjesët perëndimore ku do të ketë edhe kushte për shi lokal. Do të fryjë erë e kohëpaskohshme e përforcuar kryesisht nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri nëntë, ndërsa ajo e ditës prej 17 deri në 23 gradë Celsius.
Në Shkup, mot i ngjashëm me diell me vranësira të vogla mesatare. Në orët e mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes do të ketë rritje të vranësirave. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 22 gradë Celsius.
Të mërkurën rajoni ynë do të jetë nën ndikimin e masës së lagësht dhe jostabile nga Mesdheu. Moti do të jetë i ndryshueshëm dhe relativisht i ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në orët e pasdites do të ketë vranësira jostabile me shi të rrëmbyeshëm lokal, veçanërisht më shumë kushte për mot jostabil do të ketë në gjysmën e lindjes në vend. Lokalisht pritet të reshin edhe mbi 30m2 shi.
Reshje të kohëpaskohshme të shiut do të ketë edhe të enjten, por nga veriu do të lëshohet ajër më i ftohtë i përcjellë me erë mesatare deri në të përforcuar dhe do të nxitë ulje të temperaturave për disa gradë, ndërsa në male reshjet dalëngadalë do të kalojnë në borë.
Pastaj do të vijojë periudhë e motit kryesisht stabil, ndërsa temperatura do të fillojë të rritet./Mia
