Maqedoni
Dëshmitarë të mbrojtur do të dëshmojnë për "Lagjen e Trimave"
22.03.2016 10:48
Procesi gjyqësor për "Lagjen e Trimave" vazhdon sot në Gjykatën Themelore Shkup 1 me dëgjimin e dëshmitarëve të mbrojtur...

Nga Gjykata informojnë se seanca e sotme do të jetë e mbyllur për opinionin. Dëshmitarët e mbrojtur do të japin dëshmi me propozimin e Prokurorisë Publike.
Në rastin e "Lagjes së Trimave" janë akuzuar gjithsejt 29 persona për terrorizëm dhe organizim terrorist për ngjarjet më 8 dhe 9 maj në Kumanovë. Gjatë të shtënave jetën e humbën tetë policë nga njësitë speciale të MPB-sëp, dhjetë persona nga grupi i armatosur dhe mbi dyzet u lënduan rëndë./Mia
