Botë
Belgjika ngriti nivelin e alarmit
22.03.2016 11:10
Pas katër shpërthimeve, që tronditën kryeqendrën e institucioneve evropiane, Belgjika ka ngritur nivelin e alarmit në maksimum...

Rrugët e qytetit po patrullohen nga forca të shumta speciale të policisë, përfshirë këtu edhe ushtrinë. Sulmet në zemër të Evropës kanë vënë në lëvizje vendet e tjera që kanë shtuar kontrollet nëpër aeroporte, metro dhe stacione autobusësh.
Kryeministri britanik, David Cameron, u shpreh i tronditur nga ngjarja në Belgjikë dhe njoftoi se në orët në vazhdim do të kryesojë një mbledhje të COBRA-s, Këshilli më i lartë i sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar.
Edhe kryetari i komisionit evropian, Donald Tusk, ka shprehur keqardhje dhe ngushëllime për familjet e viktimave dhe në emër të BE-së shprehu mbështetje për autoritetet belge.
“Jam tronditur nga sulmet e sotme që morën disa jetë njerëzish dhe shumë të tjerë kanë plagosur”, tha Tusk.
Përforcim masash sigurie vihen re edhe në Gjermani, Francë dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian. Ndërsa në afërsi të metrosë në Malbek në Bruksel ndodhet edhe ambasada dhe misioni i Maqedonisë pranë BE-së, por nuk ka njoftime për shtetas të Maqedonisë të vrarë apo të lënduar.
