Maqedoni

Në 11 aksidente dje në Shkup, gjashtë persona të lënduar

22.03.2016 11:28

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit kanë ndodhur gjithsej 11 aksidente rrugore, nga të cilat tetë janë me pasojë të dëmeve materiale...

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit kanë ndodhur gjithsej 11 aksidente rrugore, nga të cilat tetë janë me pasojë të dëmeve materiale dhe tre me lëndime të lehta trupore, në të cilat lëndime të lehta trupore kanë marrë gjashtë persona.
 
Siç informoi për MIA-n inspektori i pavarur Dragan Veljanoski nga SPB-Shkup, gjatë ditës së kaluar sipas kontrolleve të zbatuara ndaj pjesëmarrësve në komunikacion, nga ana e policisë së trafikut, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i kundërvajtjeve.
 
Njëzetë e tre shoferë nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, shtatë shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtit janë përjashtuar nga komunikacioni, shtatë shoferë kanë kaluar në dritën e kuçe të semaforit, si dhe 16 shoferë gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular.
 
Janë sanksionuar edhe katër këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për këmbësorë, megjithatë, kanë kaluar në dritën e  kuqe të semaforit për këmbësorë.
 
Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së kaluar janë larguar 77 automjete.
 
Në pjesën e aktiviteteve paralajmëruese sot do të mbahen punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt në SHF "Jashar Bej Shkupi", komuna e Çairit.
 
Me fillim në orën 10:00, ish-të punësuarit në OHIS dhe "Treska" do të mbajnë protestë të qetë në bul. "Ilinden" para ndërtesë së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. me qëllim të zhvillimit të papenguar dhe të sigurt të komunikacionit, nga policia e trafikut do të merren masat e nevojshme për sigurim në komunikacion dhe riorientim të komunikacionit./Mia