Maqedoni
PDSH: Dhuna ndaj të pafajshmëve, e palejueshme
22.03.2016 13:22
PDSH përmes një telegrami ngushëllimi drejtuar Ambasadorit të Bashkimit Evropian, Aivo Orav, shpreh ngushëllimet për popullin belg dhe solidarizim me të në këtë ditë të rëndë terrori...

“Sulmi ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe përdorimi i dhunës nga kushdo qoftë dhe për çfarëdo motive qofshin janë të papranueshme dhe të dënueshme. Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal, më lejoni të ju shpreh ngushëllime të sinqerta dhe të solidarizohemi me dhimbjen e Juaj, familjarëve të viktimave dhe të plagosurve të tjerë”, thuhet në letrën e ngushëllimit të kreut të PDSH-së Menduh Thaçi.
