Maqedoni
MPJ dënon sulmet në Bruksel
22.03.2016 13:27
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka shprehur ngushëllimet e saja për familjarët e të gjithë të vrarëve dhe të plagosurve në sulmet terroriste që ngjanë sot në Belgjikë...

MPJ njëkohësisht ka dënuar këta sulme në të cilat humbën jetën njerëz të pafajshëm, dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.
Për të gjitha informatat në lidhje me sigurinë e shtetasve maqedonas të cilët për momentin gjenden në Belgjikë, nga MPJ apelojnë që të kontaktohet ambasada në Bruksel (Tel: 0032 2 7329108) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë.
