Maqedoni
RDK ngushëllon popullin belg për tragjedinë
22.03.2016 13:29
Rilindja Demokratike Kombëtare shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave të sulmve në Bruksel, në këto momente të vështira për popullin belg në përgjithësi...

"Këto janë raste ku e gjith bota demokratike duhet bashkarisht të ndajë dhembjen me popullin belg, dhe me gjith popujt tjerrë kudo që goditen nga sulme të ndryshme terroriste.
Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se akti i sulmit në Bruksel është një sulm jo vetëm ndaj Belgjikës, por një sulm ndaj gjith vlerave universal, dhe se ky akt anormal duhet të dënohet ashpër nga gjith njerëzimi në botë. Ky akt, edhe një herë duhet urgjentisht të bashkojë gjith kombet e vullnetit të mirë, pavarsisht religjionit ose çdo kategorizimi tjetër shoqërorë, sa nuk është vonë sepse këto akte abnormale shpejt mund të shndërrohen në akte normale të sjelljes duke shkaktuar kaos të vërtetë me viktima edhe më të rënda për njerëzimin”, thuhen në letrën e ngushëllimit të RDK-së.
