Basketboll
NBA, fitojnë Cleveland dhe Golden State
22.03.2016 16:31
Cleveland Cavaliers fluturon me Lebron. Mbreti James ishte thjeshtë fantastik në suksesin e skuadrës nga Ohio përballë Detroit Nuggets me shifrat e thella 124-91...
Lebron James koleksionoi në total 33 pikë 11 asiste dhe 11 rebound, me Cleveland-in që hodhi një tjetër hap të sigurtë drejt arritjes së vendit të parë në Konferencën e Lindjes.
Rikthehet te suksesi Golden State Warriors. Kampionët në fuqi të Nba triumfuan në transfertën e Minneapolis-it, përballë vendasve të Minnesotta Timberwolves me rezultatin 109-104.
Ishte Draymond Green, basketbollisti më i mirë mbi parket për Warriors me 24 pikë të realizuara.
Te Minnesotta, shkëlqeu dyshja e përbërë nga kanadezi Andrew Wiggins dhe zgjedhja e parë e draftit të vitit 2015-të, Karl Anthony-Towns me këta dy basketbollistë që realizuan në total 49 pikë, të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar disfatën e Timberwolves.
Zhgënjen San Antonio Spurs. Pasi arriti një fitore të madhe ndaj Golden State, skuadra teksane u mposht në Karolinën e Veriut nga Charlotte Horntes me rezultatin 91-88.
Falë një paraqitjeje fantastike të Jeremy Lin që e mbylli ndeshjen me 29 pikë të realizuara, Charlotte arriti të përmbyste një disavantazh prej 23 pikësh për ti shkaktuar San Antonios humbjen e 11-të sezonale.
Një fitore të rëndësishme arriti edhe Chicago Bulls që falë suksesit me shifrat 109-102 ndaj Sacramento Kings u ngjit në vendin e 8-të të Konferencës së Lindjes, pozicioni i fundit që të kualifikon në fazën play-off.