Futboll
Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për dy ndeshjet e radhës
22.03.2016 16:33
Kuqezinjtë e Xhani De Biasit ka nisur sot grumbullimin për dy miqësoret e rradhës, kundër Austrisë e Luksenburgut...

Italiani kombëtares shqiptare ka përcaktuar dhe 26 lojtarët që do jenë pjesë e delegacionit kuqezi për këto miqësore.
Lista e përpiluar nga tekniku De Biasi nuk ka shumë ndryshim nga të përzgjedhurit e italianit gjatë muajit nëntor, kur u mbyllën dhe eliminatoret e Europianit Francë 2016.
Në listën në fjalën bie në sy mungesa e sulmuesi të 24 golave në superiore, Hamdi Salihi, teksa për ndeshjen me Luksenburgun do të jetë dhe Milot Rashnica.
Xhani De Biasi sot në një konferencë për shtyp ka folur mbi programin e kuqezinjve për dy miqësoret e rradhës, duke thwnw se këto miqësore janë shumë të rëndësishme në kolaudimin e makinës kuqezi përpara debutimit në Europianin e Francës.
Sfidat ndaj Austrisë dhe Luksemburgut nuk janë thjesht miqësore. Futbollistwt e shohin vehten në këto 180 minuta mundësinë për të treguar veten, por gjithashtu për të bindur edhe trajnerin De Biasi se meriton një vend për në europian.
