Botë
Sulmet terroriste në Bruksel, ngushëllimet e Shqipërisë dhe Kosovës
22.03.2016 17:00
Sulmet terroriste në Bruksel kanë sjellë edhe reagimet e politikës shqiptare...

Kryeministri, Edi Rama, shkruan në profilin e tij në Twiter se “Bombat që mbjellin vdekje për të pafajshmit në zemrën e Evropës do ta ringrenë Evropën për ta fituar në emër të lirisë këtë luftë të re!”.
Edhe kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, shprehu ngushëllimet për këtë ngjarje, duke u shprehur se këto akte nuk duhet të na frikësojnë.
Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se aktet terroriste janë dëshmi e urrejtjes së verbër e të pafe që e ushqejnë dhe e motivojnë terrorin.
Edhe autoritetet kosovare i kanë dënuar sulmet terroriste të ndodhura sot në zemër të Evropës. Presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi, shprehet se terrori dhe frika nuk do të gjejnë vend në zemrën e Evropës.
“Kjo vetëm sa do të na bëjë të gjithëve edhe më të vendosur në luftimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit”, shkruan Thaçi në Facebook.
LULJETA NDOKA
