Maqedoni

Reformat në media, ShGM–ja kërkon të vazhdojnë bisedimet

22.03.2016 17:15

Shoqata e gazetarëve, Sindikata e pavarur e gazetarëve të Maqedonisë, Instituti maqedonas i mediave, Këshilli i etikës dhe institutit për studime të komunikologjisë...

Shoqata e gazetarëve, Sindikata e pavarur e gazetarëve të Maqedonisë, Instituti maqedonas i mediave, Këshilli i etikës dhe institutit për studime të komunikologjisë, para 10 ditë kishin kërkuar takim me liderët e partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, me qëllim diskutimin rreth ngecjes së negociatave për reforma në media.
 
Deri më tani këta institucione janë takuar vetëm me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, të premten do të takohen me presidentin e vendit, Gjorge Ivanov, ndërsa me PDSh-në ende nuk është caktuar termin për takim.
 
Nga ShGM-ja thonë se lideri i VMRO–së dhe kryetari i Prlamentit e injoron kërkesën e tyre për takim, ndërsa kreu i BDI-së i ka informuar se nuk ka kohë për t’u takuar.
 
“Me keqardhje konstatojmë se pushteti po shmang bisedimet serioze për reformën në media. Duke refuzuar dialogun, si mjet për zgjidhjen e problemeve shoqërore, VMRO-DPMNE dhe BDI tregojnë se nuk kanë kapacitet demokratik për t’u përballur me sfidat. Me këtë sjellje të papërgjegjshme, autoritetet shpallën të pavlershme Marrëveshjen e Përzhinës, ku u zotua për reforma në media me qëllim që të ketë zgjedhje të lira dhe të besueshme” - deklaroi kryetar i ShGM-së, Naser Selmani.
 
Kryetari i ShGM-së, Naser Selmani, fton qeverinë që të përbush angazhimet e saj plotësisht dhe jo të paraqesë në Kuvend zgjidhje të pjesshme të cilat nuk do të përmirësojnë gjendjen e lirisë së shtypit.
 
Nga ShGM gjithashtu njoftojnë se kërkesat e tyre mbeten të njëjtat,: ndalim të reklamave të qeveris, servis publik të pavarur, rregullator profesional të mediave, ndëshkime dhe detyrime më të vogla për media private dhe institucionet publike transparente. 
 
BESIM ABDULLAI