Maqedoni

Seanca për “Grupin e Kumanovës”, dëshmojnë dëshmitarët e mbrojtur

22.03.2016 17:19

Me dëgjimin e dëshmitarëve të mbrojtur të propozuar nga Prokuroria, me dyer të mbyllura vazhdoi seanca gjyqësore për ndodhitë në Kumanovë më 9 dhe 10 maj...

Nga Gjykata Penale thonë se nuk mund të japin vlerësim se me çfarë tempo do të zhvillohet dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtur e as sa dëshmitarë të mbrojtur janë gjithsej.
 
Kjo është seanca e tetë për ndodhitë e vitit të kaluar në Kumanovë. Në seancat e kaluara u bë vlerësimi i aktakuzës, u thanë fjalët hyrëse të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, fjalët hyrëse të 29 të akuzuarve dhe avokatëve, si dhe u dëgjuan 10 dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria.  
 
Në rastin e “Lagjes së Trimave” janë akuzuar gjithsej 29 persona për terrorizëm dhe organizim terrorist për ngjarjet më 8 dhe 9 maj në Kumanovë.
 
Të pandehurit akuzohen për vepër penale "organizim terrorist" në bazë të nenit 394–A dhe "terrorizëm" nga neni 394-B nga Kodi Penal.
 
Gjatë të shtënave jetën e humbën tetë policë nga Njësitë speciale të MPB-së, dhjetë persona nga grupi i armatosur dhe mbi dyzet u lënduan rëndë. 
 
SANIJE DURAKU