Maqedoni

Elenovski: Në sulmet terroriste në Bruksel nuk ka njoftime të kenë pësuar shtetas të Maqedonisë

22.03.2016 18:12

“Nuk ka informacione se në sulmet e sotme terroriste në Bruksel të kenë pësuar edhe shtetas të Maqedonisë”, deklaron ambasadori, Llazar Elenovski...

Por, Ambasada pret për këtë edhe konfirmimin e autoriteteve belge. Po ashtu, Elenovski njofton se asnjë shtetas i Maqedonisë nuk i ka kërkuar Ambasadës ndihmë.
 
“Presim nga shteti belg të përgjigjet në kërkesën tonë nëse ka apo jo shtetas të Maqedonisë që mund të kenë pësuar në këto sulme terroriste. Në kushte kur niveli i sigurisë është ngritur në nivelin më të lartë, katër, dhe në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme na mbetet të presim, pasi kërkohet kujdes edhe nga diplomatët edhe nga qytetarët”- deklaroi ambasadori i Maqedonisë në Belgjikë, Llazar Elenovski.
 
Për të gjitha informacionet lidhur me sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë, të cilët për momentin ndodhen në Belgjikë, nga MPJ apelojnë që të kontaktohet Ambasada e Maqedonisë në Bruksel dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë, për çka është hapur edhe një linjë telefonike për kontakt: 0032 2 7329108.  
 
Po ashtu, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe të lënduarve në sulmet terroriste në Belgjikë.
 
Aktet terroriste i kanë dënuar edhe partitë politike shqiptare, BDI, PDSH, BESA, UNITETIT, LR PDSH, RDK dhe PPD, duke shprehur ngushëllime për popullin belg dhe solidarizim me të në këtë ditë të rëndë terrori.
 
GYLTENE SINANI