Maqedoni
Shpërthim në një ndërtesë në Kumanovë
22.03.2016 19:39
Në një ndërtesë në bulevardin "Revolucioni i Tetorit" sonte pas orës 18 është dëgjuar shpërthim i fuqishëm...

Sipas të dhënave fillestare në shpërthim nuk ka persona të lënduar, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Kumanova.
Në ndërtesën me numër 1, si dhe në ndërtesat fqinje 2 dhe 3, pothuajse të gjithë xhamat e dritareve janë thyer.
SPB Kumanovë për momentin po kryen ekspertizë, ndërsa kanë mbërritur edhe ekipe të njësitit zjarrfikës dhe ndihmës së shpejtë./mia
