Maqedoni

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të komunave të Shkupit

22.03.2016 20:27

Për shkak të kryerjes së aktiviteteve teknike në sistemin elektrik, nesër pa energji elektrike do të mbeten pjesë nga disa komuna të Shkupit...

Për shkak të kryerjes së aktiviteteve teknike në sistemin elektrik, nesër pa energji elektrike do të mbeten pjesë nga disa komuna të Shkupit, kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit.
 
Nga ora 8:30 deri në ora 14:00 pa energji elektrike do të jetë rruga "101" në fshatin Vollkovë, komuna e Gjorçe Petrovit, nga ora 10:30 në 15:00 rrugët "Viniçka", "Vashingtonska", "Nov Zhivot" dhe "Drinska" në komunën e Shuto Orizarës, dhe nga ora 08:30 deri në 14:30 pjesë të fshatit Lubosh në komunën e Studeniçanit.
 
Pa energji elëektrike nga ora 9:00 deri në orën 15:00 do të jenë pjesë të përdoruesve nga fshati Novo Sellë dhe rruga "100" nga nr. 1-19; rruga "101" dhe rruga "102" nga nr. 1-10 në komunën Gjorçe Petrov, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 15:00 pjesë të fshatit Arnaqi në komunën e Sarajit./mia