Botë

Në aeroportin e Brukselit, kamikazët kanë qenë vëllezër

22.03.2016 21:18

Policia belge ka njoftuar se sulmin në aeroportin e Brukselit e kanë kryer vëllezërit Halid dhe Ibrahim El Bakraoui...

Policia federale e Belgjikës në rrjetin social Twitter publikoi një fotografi të një personi me xhaketë të bardhë dhe me kapelë të zezë në kokë.
 
Fotografia është bërë në xhirimin bazik me anë të kamerës mbikëqyrëse dhe i është shpërndarë mediave dhe të gjitha institucioneve. Po punohet për kapjen e personit të tretë i cili është në arrati. 
 
Pas sulmit për të cilin përgjegjësinë e mori DAESh-i, masat e sigurisë në Belgjikë dhe në shumicën e vendeve evropiane janë ngritur në nivelin maksimal. Janë anuluar të gjitha ngjarjet shoqërore, janë mbyllur shkollat, qendrat, kinematë dhe teatrot. 
 
Ndërkohë, Belgjika ndodhet në zi pas sulmeve të përgjakshme, që shkaktuan 34 të vdekur dhe rreth 250 të plagosur. Numri i viktimave pritet të rritet, pasi disa prej tyre ndodhen në gjendje kritike në spital.
 
Në mesditë do të mbahet një minutë heshtje për të përkujtuar viktimat e shpërthimeve që tronditën vendin. Qindra njerëz u mblodhën në shesh mbrëmjen e kaluar për të ndezur qirinj e vendosur lule në nderim të personave që humben jetën.
 
Në solidaritet me Belgjikën, shumë monumente dhe objekte simbol, mes të cilëve edhe kulla Eifel në Paris, u ndriçuan me ngjyrat e flamurit belg.