Ekonomi

Konferencë për përforcim ekonomik të grave

23.03.2016 09:48

Konferencë përfundimtare në temë "Mundësi dhe perspektiva për përforcim ekonomik të grave"...

Konferencë përfundimtare në temë "Mundësi dhe perspektiva për përforcim ekonomik të grave", do të mbahet sot në Manastir në organizim të Ambasadës britanike në Shkup, Iniciativës qytetare të grave ANTIKO dhe Komisionit për mundësi të barabarta pranë komunës së Manastirit.
 
Qëllimi i konferencës është përmbledhja e rezultateve të arritura, rritja e informimit dhe hapja e debatit midis palëve të cenueshme dhe partnerëve social për mundësit; dhe perspektivat për zhvillimin e sipërmarësisë së grave në komunën e Manastirit.
 
Konferenca është pjesë e projektit "Përforcimi ekonomik i grave në dy komuna", të cilin ANTIKO e zbaton nga 1 prilli i vitit 2015 deri më 31 mars të këtij viti.
 
Njëherit fjalim në këtë tubim do të kenë zëvendësambasadori i Britanisë së Madhe, Poll Eduard dhe kryetarja e Këshillit të komunës së Manastirit dhe t; Komisionit për mundësi të barabarta, Sillvana Angelevska./Mia