Propozim për vazhdim të afatit për gjendjen e krizës në kufirin jugor dhe verior
Komisioni kuvendor për mbrojtje dhe siguri sot duhet të vendosë për propozimin për vazhdim të gjendjes së krizës...

Komisioni kuvendor për mbrojtje dhe siguri sot duhet të vendosë për propozimin për vazhdim të gjendjes së krizës në rajonin e kufirit jugor dhe verior të Maqedonisë për shkak të krizës migruese deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Propozim-vendimi për ndryshime të vendimit për miratim vazhdon në afatin për ekzistim të gjendjes së krizave për shkak të fluksit të rritur në hyrje dhe transitimi i migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë. Qeveria e dorëzoi në bazë të propozimit të Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me krizat.
Qëllimi është të sigurohet vazhdimësi në kryerjen e aktiviteteve nga ana e forcave të ARM-së dhe forcat e sigurisë të MPB-së, në funksion të sigurimit, mbrojtjes dhe ruajtjes së kufirit shtetëror. Është përgatitur raporti për vlerësimin e bërë dhe analizën gjithpërfshirëse me arsyetimin për vazhdim të kohëzgjatjes së gjendjes së krizës dhe raporti të bërë si material mbështetës ndaj propozim-vendimit.
Vendimi i parë i Qeverisë së Maqedonisë për ekzistimin e gjendjes së krizave për shkak të fluksit të rritur në hyrje dhe transimit të migrantëve nëpër territorin e Maqedonisë ishte sjellë në gusht të vitit të kaluar, me vlerë prej 30 ditësh, pas së cilës ka vijuar vazhdimi i afatit.
