Maqedoni

Në Shkup dje nëntë aksidente, tre të lënduar, karrotreci ka larguar 67 automjete

23.03.2016 11:30

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e qytetit të Shkupit kanë ndodhur nëntë aksidente...

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e qytetit të Shkupit kanë ndodhur nëntë aksidente, prej të cilave shtatë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe dy janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë tre persona.
 
Ashtu siç informon për MIA-n inspektori i pavarur Dragan Velanoski nga SPB-Shkup, gjatë ditës së djeshme  pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit e komunikacionit nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar  një numër i madh i shkeljeve.
 
Njëzet e nëntë shoferë nuk i kanë respektuar kufizimin  e shpejtësisë së lëvizjes, dy shoferë e kanë vozitur automjetin nën ndikim të alkoolit dhe të njejtit janë përjashtua nga komunikacioni, 10 shoferë  e kanë vozitur automjetin pas skadimit të patentë shoferit ose pa patentë shoferi, si dhe 10 shoferë gjatë vozitjes me automjetin nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular.
 
Janë sanksionuar edhe dhjetë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, ose sërish, kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë.
 
Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 67 automjete.
 
Në pjesën e aktiviteteve parandaluese sot do të mbahen punëtori edukative  me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt në SHF "Hasan Prishtina", komuna Çair./Mia