Maqedoni

Kuvend, seanca e tretë për shqyrtimin e raportit të PSP-së

23.03.2016 12:55

Raporti gjashtëmujor i Katica Janevës duhet të shqyrtohet sot në kuvend...

Dy seancat e mëhershme për shqyrtimin e raportit të Prokurorisë Publike Speciale u anuluan për shkak se Komisioni parlamentar ka refuzuar ta shqyrtojë raportin pa praninë e Janevës.
 
Kryetari i Këshillit gjyqësor, Petar Anevski, thotë se raporti ka përmbajtje të pakuptueshme për ta. Ndërkohë, Katica Janeva thotë se nuk ka obligim ligjor të paraqitet në Kuvend, por sipas saj nëse Kuvendi ka vërejtje mund t’i drejtohet asaj me shkrim.
 
Sipas rregullores së Kuvendit, raporti i Janevës mund të gjendet në rend dite edhe pa shqyrtimin e tij nga grupet e punës. 
 
Mbledhja e radhës e Komisionit për sistem politik është caktuar për sot në orën 13.