Botë

ShBA paralajmëron shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Evropë deri më 20 qershor

23.03.2016 13:17

Departamenti amerikan i Shtetit pas sulmeve të djeshme terroriste në kryeqendrën evropiane në Bruksel paralajmëroi qytetarët e saj që deri më 20 qershor të mos udhëtojnë në Evropë...

Paralajmërimi është dhënë për shkak të, siç thuhet, sulmeve të mundshme të planifikuara në mbarë Evropën, në të cilat në shënjestër do të ishin ngjarjet sportive, vendet turistike, restorantet dhe transporti publik.

Amerikanët janë paralajmëruar që të evitojnë turmat dhe transportet publike dhe të jenë të kujdesshëm nëse janë në lokacione atraktive turistike.