Maqedoni

Sulmet në Bruksel, reagon BFI: Terrorizmi s’ mund të flasë në emër të Islamit

23.03.2016 14:51

Bashkësia Fetare Islame ka reaguar ndaj sulmit të djeshëm në zemër të Evropës, që fatkeqësisht u bë në emër të Islamit...

“Terrorizmi dhe vrasja e njerëzve të pafajshëm është akti më i papëlqyer, më i shëmtuar, më i papranueshëm dhe i mallkuar në islam. Askujt nuk i lejohet të manipulojë e të veprojë në mënyrë kriminale në emër të islamit”- thonë nga BFI.

“Sulmet e djeshme shënojnë një kthesë historike në bashkimin e të gjitha forcave të shteteve perëndimore që do t’i dalin përballë kësaj të keqe, duke e shpëtuar njerëzimin, por nga ana tjetër edhe islamin nga kjo etiketë terroriste e papranueshme dhe e mallkuar. BFI, në përputhje me misionin e vet fetar, është në krahun e forcave vendimtare për t’a çrrënjosur njëherë e mirë terrorizmin në çdo cep të botës”- thuhet në reagim.