Futboll

Lamtumirë Shqipëri, De Biasi kthehet në Itali

23.03.2016 15:24

Gianni de Biasi mund t’i thotë lamtumirë Kombëtares shqiptare pas Euro 2016...

Strategu italian vazhdon është mes kandidatëve të mundshëm për të marrë drejtimin Lazios në sezonin e ardhshëm, shkruan Romatoday.it
 
Edhe pse kandidati kryesor mbetet Sinisa Mihajlovic, drejtori sportiv i klubit italian, Igli Tare, po bën maksimumin që në drejtimin e skuadrës të emërohet De Biasi.
 
Tare, i cili ka pasur vazhdimisht fërkime me Mihajlovic gjatë periudhës kur ishin futbollistë, është i bindur se De Biasi do të ishte më i përshtatshëm për të ndërtuar një cikël të ri fitues te Lazio.