Show Biz
Nësë dëshironi një darkë pranë George Clooney paguani 24 mijë Paund
23.03.2016 15:27
Nëse ëndrra juaj gjithnjë ka qenë të darkoni një herë me George Clooney dhe bashkëshorten e tij Amal tani keni rastin...

Çifti po organizojnë një darkë në shtëpinë e tyre në Los Angelos për të rritur fondin monetar per mbështetjen që po i japin kandidates për presidente, Hilary Clinton. Sigurisht që gjithçka e ka një çmim, edhe kjo darkë nuk do të jetë falas.
Bileta për të qenë pjesë e darkës së famshme të George Clooney dhe bashkëshortes së tij Amal kushton 24 mijë paund. Aktori e konfirmoi lajmin me anë të një emaili për mbështetësit e Hillary Clinton. Duke përfshirë dhe pak batutat Clooney shtoi: “Lajmi i mire është që nuk do të gatuaj unë.” Ky nuk është rasti i parë që 54-vjeçari Clooney përfshihet në zgjedhje elektorale.
